E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferrari braktis Formula 1 për vitin e ardhshëm

Torino - Ferrari vendos përfundimisht të mos jetë pjesëmarrës sezonin e ardhshëm në garat e Formaula 1. Vendimi i gjigantëve italianë shkakton tërmet në sportin e makinave, pasi pesha e tyre aty është e pazëvendësueshme. Sipas agjencisë “ANSA”, Ferrari konfirmon se është kundër rregullave të reja për buxhetin e limituar në vitin 2010, dhe nuk do të regjistrohet për kampionatin e vitit të ardhshëm.

Vendimi u mor pas një mbledhjeje të gjatë të këshillit administrativ të shoqërisë, ku u ra dakord një zëri të braktisej gara pas dhjetëra vitesh lavdie në këtë sport. Ferrari dhe Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit janë në një konflikt të hapur për çështjen e buxhetit të limituar dhe rregullat e vendosura për vitin 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›