Benitez: Ky Inter duhet të vazhdojë fitoret

Rafa Benitez thotë se Interi duhet të vazhdojë të fitojë trofe me ekipin aktual.
Interi ka filluar stërvitjet para-sezonale me 14 lojtarë në fushë, pasi Benitez i ka dhënë lojtarëve të Botërorit kohë shtesë për të pushuar.
"Objektivi nuk është të ndalojmë së fituari. Ne mund ta bëjmë këtë nëse kemi të njëjtin mentalitet të cilin ekipi e tregoi vitin e kaluar. Kjo është më e rëndësishme se formacioni taktik".
"Sidoqoftë gjëja e parë për të cilën do të mendoj, është të krijoj një grup kompakt siç e kam bërë në Liverpool. Dua të krijoj një ekip që bashkon mentalitetet italiane dhe spanjolle", ka thënë Benitez.