Myler: “Nder të jem në një klub me Pelen”

Tomas Myler, gjermani 20-vjeçar, autori i pesë golave në Botëror pranoi se ai nuk e kishte besuar kurrë se do fitonte “Këpucën e artë” përpara se të fillonte Kupa e Botës.
David Vija, Uesli Shnajder dhe Diego Forlan shënuan gjithashtu nga pesë gola, por tre asistët e Mylerit i dhanë atij mundësinë që të nxirrte jashtë loje treshen tjetër.
“Kjo është diçka e pabesueshme për një lojtar të ri në Kupën e Botës. Nëse dikush do të më thoshte mua se unë do të kisha tetë pikë shënimi në fund të Botërorit, unë do t’i kisha thënë të mos tallej me mua”, - tha Myleri për faqen zyrtare të Bajernit të Munihut.
“Është një nder për mua, por në fund të ditës, do të doja të kisha Kupën e Botës”.
Perfomnca e Mylerit ndihmoi Gjermaninë të mbërrinte në gjysmëfinale, ndërsa fitoi edhe çmimin si lojtari i ri më i mirë në kampionat. “Është një nder i madh për mua të jem pjesë e një grupi përfshirë emra të tillë si Pele, Franc Bekenabauer, Majkëll Oune dhe fituesi më i fundit, Lukas Podolski”, - tha Myler.
“Jam i gëzuar me ecurinë time. Nderi do të jetë me mua gjatë gjatë gjithë jetës sime. Është një moment i mrekullueshëm”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 12 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili