Pa viza nuk ka fluturim drejt Hollandës
Tirana kishte parashikuar që të nisej sot drejt tokës hollandeze por problemet e papritura me vizat bën që fluturimi të mbetet ende enigmë. Sipas drejtuesve të klubit bardheblu mendohej se i gjithë grupi i lojtarëve ishte i pajisur me viza shengen por kur po kryheshin dorëzimet e dokumentacioneve përkatëse rezultoi fatal, pasi jo të gjithë lojtarët ishin në rregull ligjërisht.
Juljan Ahmataj,Blendi Nallbani,Migen Metani,Blerti Hajdari,Ergys Sorradhe Gerard Tusha janë gjashtë lojtarët që kanë pasur probleme me vizat. Mos fluturimi në kohë i ekipit kryeqytetas drejt Utrehtit mund të rrezikoj shtyrjen e seancës së parë që ishte parashikuar të kryhej me njëherë pas mbërritjes.
Sipas shefit të klubit Rrauf Dimraj po punohet në kohë rekord për pajisjen sa më shpejtë me viza të lojtarëve që kanë probleme për të mos dal jashtë programit të përcaktuar më parë.
Një mungesë tjetër për ekipin bardheblu në ndeshjen ndaj hollandezëve të Utreht do të jetë edhe presidenti Refik Halili që ka konfirmuar mos praninë e tij në këtë takim. Tirana do të njek intenerarin Tiranë-Budapest-Amstersam-Utreht për të mbërritur në destinacion që zgjat rreth 7 orë fluturim.
Vonesat me vizat dhe flututmi i gjatë do e bëjmë ende më të vështirë situatën për Tiranën për të arritur një rezultat pozitiv që në ndeshjen e parë.