E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez: Lamtumirë Liverpul, po vij Inter!

Rafa Benitez i dha lamtumirën Liverpulit pas gjashtë vjetësh bashkëpunim. Klubi anglez në deklaratën e tij tha se Benitez u largua pas një mirëkuptimi reciprok.

“Është shumë e hidhur për mua të lajmëroj se unë nuk do të jem më trajneri i Liverpulit”, - tha 50-vjeçari. “Dëshiroj të falënderoj të gjithë stafin dhe lojtarët për përpjekjet e tyre. Ju kurrë nuk do të jeni vetëm”.

Benitez mbërriti te Liverpuli në vitin 2004 pasi udhëhoqi Valencian në fitimin e dy titujve kampionë dhe fitimin e Kupës UEFA.

Ai udhëhoqi Liverpulin në fitimin e Ligës së Kampioneve në vitin 2007, kur pasi humbiste pjesën e parë 3-0 ndaj Milanit, arriti të triumfojë me penallti.

Pasi humbi Hoze Murinjon, tashmë të larguar te Reali i Madridit, kampioni i ri i Europës, Interi, është në kërkim të një trajneri të ri.

Me Fabio Kapelon, i cili bëri të ditur se kishte nënshkruar me Anglinë deri në vitin 2012, Benitez duket se është objektivi i Interit.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 03 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›