E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabiten Uruguai dhe gazetari gjerman

Në Botërorin 2010 vazhdojnë problemet që lidhen me kriminalitetin. Gjatë mbrëmjes së të premtes, ndërkohë që Uruguai po luante kundër Francës, hajdutët hynë në dhomat e hotelit ku është akomoduar skuadra “çeleste” në Kejp Taun. Në dhomën e Ernesto Rodriguez hajdutët morën 4 mijë dollarë, ndërsa në dhomën e Daniel Marotas, vlera monetare e zhdukur ishte 8 mijë dollarë. Sipas policisë, një pjesëtar i delegacionit të Uruguait mund të jetë i përfshirë në ngjarje. Ndërkohë, një gazetar gjerman ka qenë viktima e hajdutëve në Pretoria: atë e grabitën kur po kthehej nga ndeshja hapëse ndërmjet Afrikës së Jugut dhe Meksikës.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›