E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi i Botërorit, ...molla e sherrit

Topi “Jabulani” i prodhuar nga Adidas, po shndërrohet në një mollë sherri midis portierëve, trajnerëve dhe zyrtarëve të FIFA-s.

Trajneri i Brazilit mbrojti lojtarët e tij duke shfaqur pakënaqësinë në lidhje me topin që do të përdoret në Kupën e Botës, por sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Zherome Valke, kritikoi ashpër Dungën.

Valke tha para disa ditës se brazilianët po e përdorin çështjen e topit për të justifikuar vetën në rast dështimi në Botëror, por Dunga iu kundërpërgjigj se “Valke është një njeri që s’ka goditur një top me këmbë”.

“Ai ka nevojë të luajë”, - tha Dunga. “Nëse ai do të luante me topin do të kishte një tjetër opinion”.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 03 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›