E Diel, 1 Nëntor 2026

Benitez, Mourinhos: Je trajner i pa kulturë

Rafael Benitez i është përgjigjur Jose Mourinhos i cili tha se nuk dëshiron që të krahasohet me trajnerin spanjoll. Benitez e quajti Mourinhon si një trajner të pakulturë.

"Nuk më intereson se çfarë punë bën Mourinho. Mua më intereson për të fituar pa e kaluar vijën sportive. Unë nuk dua të fitoj me çdo kush, as të fyej dikë. Mourinho është një trajner i tillë që bën gjithçka për të fituar, duke humbur edhe karakterin e tij. Une jam një trajner që përfaqësoj kulturën e Real Madridi.

Kam punuar me Realin që kur isha 13 vjeç. Atje kam marrë mësim sportiv nga Reali, tregoj dinjitet, respekt dhe kulturë çfare ajo skuadër e meriton. Mourinho dështoi te Reali sepse të gjithë e dinin se ai nuk e do atë skuadër dhe se largimi i tij pritej vetëm nëse do të arrinte ndonjë sukses të madh" deklaroi Benitez./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›