E zyrtarizon Cavanin te Chelsea

Një radio në Uruguaj, mbrëmë e ka dhënë lajmin e bujshëm se Edinson Cavani ka arritur marrëveshje me Chelsean.
"Radio Marte" në edicionin e saj të mbrëmjes ka thënë se Cavani është lojtar i ri i Chelseat."Ne kemi marrë lajmin e fundit për të ardhmen e Cavanit. Ai është pajtuar për tu bashkuar me Chelsean.
Marrëveshja është arritur në bazë të së cilës Chelsea do të paguaj 58 milion euro për Cavanin. Ai do të fitoj 8.5 milion euro në sezon" thuhet në radion e Uruguajit./indeksonline/