Benitez beson ne qendrim afatgjate

Rafael Benitez ka thene se eshte optimist se do te mbetet ne bankinen e Interit per nje kohe te gjate nese fiton Kampionatin boteror te klubeve. Pas nje serie te rezultateve negative shume emra jane perfolur nga mediet si zevendesues te mundshem te tij por spanjolli nuk brengoset.
147Shume here kam lexuar emra te zevendesuesve te mi ne gazeta por une jam trajneri. Dua te fitoj Kampionatin boteror dhe nese ia arrijme do te jam ketu per nje kohe te gjate148 tha Benitez gjate nje konference per shtyp pas ardhjes ne Abu Dhabi.
Se fundi ka pasur tension ne klub pasi presidenti Massimo Moratti ka shprehur pakenaqesine e tij per rezultatet e ekipit. Pas humbjes 3-0 nga Werder Bremen ne Ligen e Kampioneve kreu i Nerazzurreve tha se ishte ndjere i 147tradhtuar148. Por Benitez insiston se raporti i tij me Morattin eshte i mire.
147Kam biseduar me presidentin para dhe pas ndeshjes ne Bremen. Jam i qete ai i dinte te gjitha148 theksoi Benitez. Inter ka pesuar shtate humbje deri me tani gjate ketij sezoni qe eshte nje me teper se gjithe edicionin e kaluar. Ekipi po ashtu ka humbur pese prej shtate ndeshjeve te fundit por Benitez eshte optimist per te ardhmen e tij.
147Gjithmone jam i qete. Kjo jave mund te jete me e mire per ne se sa te kaluarat dhe gjerat mund te ndryshojne148 perfundoi ai. Inter e fillon fushaten e tij ne Kampionatin boteror te merkuren kur ne gjysmefinale takohet me fituesin e perballjes Al-Wahda-Seongnam Ilhwa.