Derbi i pergjakshem

Rreth 250 njerez jane lenduar ne Aman te premten ne perleshje mes tifozeve te ekipit me te madh palestinez nga Jordania qe mposhti nje rival lokal.
Ndeshjet mes skuadrave rivale kane nje histori te gjate te dhunes dhe shfaqin ndarjet mes shumices palestineze dhe jordanezeve vendas.
Deshmitaret kane thene se dhuna shpertheu pasi ekipi palestinez Wihdat fitoi me rezultat 1-0 nje ndeshje te rendesishme kunder skuadres jordaneze Faisali qe i kualifikoi ata per ne ligen shteterore.
Sipas BBC incidenti ndodhi ne minutat e fundit te ndeshjes kur tifozet te cilet qendronin ne tribunen e larte filluan te hedhin shishe te seksioni poshte tyre. Policia hodhi gaz lotsjelles dhe mbylli daljet e stadiumit dhe sipas deshmitareve kjo shkaktoi ikje ne rremuje qe rrezoi nje mbulese te madhe te metalit qe i ndante tifozet.
147Ajo qe kemi pare sot ishte nje masaker e udhehequr nga forcat xhandare qe vepruan pa pike mencurie. Nese ata do te kishin nje ndjenje te detyres kombetare do t146i kishin dale ne mbrojtje publikut sepse eshte detyre e tyre. Ata e nxiten incidentin148 tha presidenti i Wihdatit Tarew Khoury per agjencine e lajmeve Reuters.
Zevendeskryeministri dhe zedhenesi Ayman Safadi i tha agjencise shteterore se lajmeve Petra se autoritetet intervenuan per te kthyer rendin.
Ai theksoi se 150 njerez perfshire 25 police jane derguar ne spital me lendime. Stafi mjekesor ka thene se se paku 230-300 njerez jane lenduar.
Deshmitaret fajesuan policine per incidentin e shkaktuar ndersa tifozet e Wihdatit jane ankuar se nga jashte ishin sulmuar me gure nga tifozet rivale te Faisalit te hidheruar per humbjen e ekipit te tyre. Perkrahesit e Faisalit sic eshte e zakonshme per ekipin humbes u larguan te paret nga stadiumi per t146iu shmangur ferkimeve.
Jordani heton dhunen
Qeveria jordaneze do te zhvilloje hetime rreth dhunes qe percolli ndeshjen e se premtes mes Wihdat dhe Faisalit. Ministri i Puneve te Brendshme Saad Srour ka formuar nje komitet per te hetuar incidentin.
147Paneli do te jete ne kontakt me te gjitha palet e perfshira per te mbledhur fakte te plota rreth incidenteve dhe do te paraqese nje raport ne Qeveri per te marre masa kunder atyre qe kane shkelur ligjin148 tha ai nepermjet nje komunikate.