E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marseja dhe Verderi në çerekfinalet e Kupës Uefa

Marseja dhe Verder Bremeni janë dy çerekfinalistet e para të Kupës Uefa. Verder Bremeni arriti të merrte një barazim kualifikues 2-2 në transfertën franceze të Sent Etienit. Gjermanët kalualifikohen falë fitores 1-0 në fushën e tyre një javë më parë.

Verderi arriti të kalonte dy herë në avantazh, në minutën e 6-të me anë të Prodl, dhe në të 28-ën me anë të Pixarros. Radha e vendasve për të shënuar do të vinte në minutën e 64-t me anë të Benalun dhe në të 90-ën me anë të Graks. Sent Etieni, megjithëse arriti të marrë një barazim në fushën e vet, nuk arrin të vazhdojë më tej, duke i lënë rrugën e lirë Verder Bremenit.

Marseja e Lorik Canës falë barazimit të mbrëmshëm 2-2 në fushën e vështirë të Ajaksit është çerekfinalistja e dytë e Kupës Uefa. Ajaksi kalon në avantazh në minutën e 33-të me anë të Enoh. Dy minuta më vonë për Marsejën barazon i përhershmi Niang.

Në pjesën e dytë, minuta e 74-t, Sulejmani kalon Ajaksin për herë të dytë në avantazh. Rezultati 2-1 për Ajaksin i çon skuadrat në minutat shtesë, pasi edhe ndeshja e parë pati përfunduar 2-1 në favor te Marsejës. Në minutën e 19-të të shtesave është Mears që barazon gjithçka, duke e nxjerrë kategorikisht nga gara e Kupës Uefa skuadrën e Ajkasit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›