E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez, i lumtur në Liverpool

Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka përjashtuar mundësinë e largimit nga klubi për të marrë drejtimin e ekipit kombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Strategu spanjoll tashmë disa muaj spekulohet rreth largimit nga Anfield Road, mirëpo ai insiston se është i lumtur në gjigantin anglez.

“Jam shumë i lumtur këtu në Liverpool. Gjithmonë kam qenë i lumtur dhe dua të mbetem këtu për një kohë të gjatë, nëse është e mundshme”, tha Benitez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›