E Diel, 1 Nëntor 2026

Benitez i lumturon gjyshin me nipin!!

Rafael Benitez ka treguar shpirtin e madh të një trajneri dhe njeriu. Trajneri i Chelseat ua ka kthyer në mënyrën më të mirë zhgënjimin që pësuan një gjysh anglez bashkë më nipin e tij.

Gjyshi Harry Renell së bashku me nipin e tij Tony Renell kishin porositur biletat për të shikuar ndeshjen e javës së kaluar Norwich-Chelsea.

Por biletat e tyre dolën të jenë false të shitura në mënyrë ilegale. 300 funta kishin paguar për të shikuar këtë ndeshje por që parat e tyre shkuan dëm.

Këtë lajm e ka dëgjuar në media Rafael Benitez i cili ka vendosur që ti siguroj dy bileta për gjyshin dhe nipin anglez. Rafa i'u ka dërguar mesazh dy të dëshpëruarve që të vijnë tek ai për të marrë biletat për ndeshjen me QPR-në dhe Swanseas.

Benitez edhe sa ishte trajner i Liverpoolit kishte bërë gjeste të mira. Në një rast ai kishte dhënë 50 mijë funta për familjen e një tifozi të Liverpoolit që kishte vdekur./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›