E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez i shkruan tifozëve

Menaxheri Rafael Benitez i ka shkruar një letër të hapur tifozëve të Chelseat duke u zotuar se do të bëjë gjithçka në fuqinë e tij që të sjell sukses në Stamford Bridge.

Strategu spanjoll ka bërë fillim të vështirë të karrierës së tij te gjiganti londinez duke u vërshëllyer nga tifozët të pakënaqur me angazhimin e tij pas shkarkimit të Roberto Di Matteos. Mirëpo, Benitez i cili të shtunën regjistroi fitoren e parë në Premierligë pas katër ndeshjesh duke mundur Sunderlandin 3-1 është zotuar se do të jep maksimumin që të sjell trofe në klub.

“Nga momenti që kam pranuar ofertën e Chelseat, unë kam shpresuar se do të vijë në këtë skuadër për të përmirësuar rezultatet. Kur pranova ofertën e Chelseat isha në një ligjëratë që po mbaja në Abu Dabhi. Pas dy seancave që mbajta unë debutova me kampionin, Manchester City. Pas dy seancave tjera ne barazuam me Fulham. Humbëm pa meritë ndaj West Ham, ndërsa sigurova fitoren më të lartë të sezonit ndaj Nordsjaelland. Fitorja me Sunderland ishte një dëshmi se ne po përparojmë. Me këtë ritëm ne do të vazhdojmë edhe në Kupën e Botës ku shpresoj se do ta bëjë Chelsean skuadrën më të mirë në botë” shkroi Benitez.

“Dua ti falënderohem të gjithë atyre që më kanë shprehur përkrahje, më kanë dërguar mesazhe, e-maile, letra. Po shkojmë në Japoni për të luftuar për titullin e kampionit të botës”, u shpreh ndër të tjera spanjolli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›