E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë derbi në Angli, United e sheh titullin me sy

Supersfida mes Manchester Cityt dhe Manchester United i ka takuar mysafirëve të United me rezultat 3 me 2. Në një ndeshje fantastike me plot kthesa në rezultati United arriti të arkëtoj 3 pikë në një ndeshje me fund dramatik.

United shënoj 2 gola në pjesën e parë duke bërë të gjithë të mendonin se skuadra e Ferguson do të marrë një fitore të lehtë. Rooney në minutat e 16 dhe 29 shënoj 2 herë për Manchester United.

Mirpo në pjesën e dytë City kthehet fuqishëm në lojë. Futja në lojë e Tevez ndryshoi gjithçka për vendasit. Yaya Toure në minutën e 60 shënoj për 2 me 1. Zabaleta në minutën e 82 barazoj rezultatin në 2 me 2.

Kur të gjithë menduan se sfida po shkon drejt barazimit, Robin Van Persie goditi nga gjuajtja e lirë ndërsa topi i devijuar përfundoi në rrjetën e Cityt.

Me këtë fitore United mbetet favorit për titull pasi që ka plot 6 pikë më shumë se City që është në vendin e dytë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›