Benitez lëshon sfidën: Dua të fitoj më shumë se Mourinjo
Në një intervistë për të përditshmen sportive spanjolle “As”, 50-vjeçari vlerësoi suksesin e të shtunës mbrëma përballë Romës në finalen e Superkupës italiane, i pari për të në krye të zikaltërve. Në fakt, formacioni ishte i njëjti me atë tq finales së Championsit me Bajernin e Mynihut, por “kishim pak kohë në dispozicion dhe duhet të mbështeteshim te diçka që lojtarët e njohin mirë. Pastaj do të bëjmë rregullimet e nevojshme për të përmirësuar një sistem që tashmë funksionon”.
Edhe në Spanjë Benitezin e pyesin nëse trofeu i fituar në fakt është i tiji apo i Mourinjos. Ja përgjigja e spanjollit: “është trofeu i parë zyrtar për këtë vit nga klubi, jo nga trajneri. është një trofe i fituar nga një grup futbollistësh që kanë luajtur mirë dhe nga tifozët që e kanë mbështetur përherë ekipin. Pastaj vijnë trajnerët: ka qenë Mançini, pastaj Mourinjo e tani jam unë që shpresoj të fitoj më tepër se ata. Mund të fitojmë gjashtë tituj qysh në këtë sezon”.
Pastaj diskutimi kalon te ish-miku Hoze Mourinjo, për të cilin Benitezi nuk ka shumë dëshirë të flasë pasi në Angli ka patur disa polemika. “Por në fillim kishim një marrëdhënie të mirë, gjërat ndryshuan kur e eliminuam në Ligën e Kampionëve. Filluam të luftojmë për të njëjtët objektiva dhe këtu nisi rivaliteti. Por për mua mbetet rivalitet profesional. Gjithsesi nuk më pëlqen të flas për të shkuarën, dua të shoh nga e ardhmja”, rrëfen Rafa Benitez.