Treni në verë,përdoret për të shkuar në bregdet

Hekurudha shqiptare është më e zgjuar se kurrë gjatë stinës së verës, e sidomos në fundjavë. Shumë banorë të Tiranës preferojnë që të udhetojnë me tren për në plazhin e Durrësit. Edhe pse, treni është një nga mjetet e fundit që zgjedhin sot qytetarët shqiptare për të udhëtuar, siç duket stina e verës sjellë një atmosferë tjetër. Shumë njerëz bëjnë udhëtimet me tren për në plazhin e Durrësit, sepse biletat kushtojnë më lirë krahasuar me autobuzët apo dhe me furgonët, por dhe shumë të tjerë sepse duan ti largohen trafikut të rënduar që krijohet gjatë fundjavës në autostradën Tiranë-Durrës. Por ka dhe disa, që udhëtimin me tren e bëjnë nga nostalgjia, sepse në ata trena, ata kujtojnë fëmijërinë e tyre të hershme.
Treni nga Tirana për në Durrës niset çdo ditë në orën 5 e 30 të mëngjesit, duke vazhduar më tej në orën 7e 20, 8 e 30 dhe në orët e pasdites, dhe të gjithë ata që duan ti frekuentojnë plazhet e Durrësit ndalojnë në Shkozet, ndërkohë treni i fundit që kthehet nga Durrësi për në Tiranë është në orën 20:00.