E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez në Angli, pritet nga tifozët e Liverpoolit!

Rikthimi i Rafael Benitezit në ishull ka qenë kundërthënes. Tifozët e Chelseat nuk e kanë mirëpritur emërimin e tij si trajner i skuadrës së tyre, ndërsa pritje për të kanë bërë tifozët e Liverpoolit.

Një grup i tifozëve të Liverpoolit e kanë mirëpritur zbarkimin e tij në ishull,ndërsa pasi ai u fut në një restorant tifoz të Liverpoolit kërkuan nënshkrime nga ai në fanelat e Liverpoolit.

Benitez mbetet një nga trajnerët më të dashur të Liverpoolit pasi kurorëzoi këtë skuadër me titull në Ligën e Kampionëve në vitin 2005./Indeksonline.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›