Mourinho x100, më i riu si trajner

Jose Mourinho është bërë trajneri më i ri që ka arritur shifrën e 100 ndeshjeve në Ligën e Kampionëve. Kur kanë mbetur edhe 2 muaj nga ditëlindje e tij e 50-të, Mou arriti që të zhvilloj ndeshjen e tij të 100-të në garën më të madhe evropiane duke u bërë një nga 5 trajnerët që kanë arritur shifrën e 100 ndeshjeve në këtë garë .
Anceloti ndeshjen e tij të 100-të në Ligën e Kampionëve e arriti kur kishte 51 vjetë, Arsen Venger e Otmar Hitzfield kur kishin 58 vjet, ndërsa Alex Ferguson kur ishte 62 vjeç
Mourinho deri më tani në Champions League ka udhëhequr Porton, Chelsean, Interin e Real Madridin./Indeksonline/