E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez në Chelsea

Chelsea ka emëruar ish menaxherin e Liverpoolit, Rafael Benitez në postin e trajnerit të përkohshëm deri në fund të këtij stinori.

Strategu spanjoll zëvendëson në detyrë italianin Roberto di Matteo i cili u shkarkua të mërkurën pas humbjes 3-0 nga Juventus në Ligën e Kampionëve. Angazhimi i përkohshëm i Benitezit mund të hap rrugë për pronarin Roman Abramovich të tentojë angazhimin e ish trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola në fund të këtij edicioni.

Benitez, 52 vjeç bëhet menaxheri i nëntë i Chelseat prej ardhjes së Abramovichit më 2003. Spanjolli ka qenë pa angazhim prej kur u shkarkua nga Interi në dhjetor 2010, vetëm gjashtë muaj pas marrjes së postit. Benitez iu bashkua Liverpoolit nga Valencia më 2004 dhe fitoi Ligën e Kampionëve më 2005, si dhe arriti në finale më 2007, para largimit nga Anfield Road me marrëveshje të përbashkët më 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›