Benitez po e fokuson merkaton nga Spanja dhe La Liga
Napoli i Rafa Benitez po e fokuson të gjithë merkaton e tij nga Spanja dhe La Liga. Tekniku spanjoll, i cili mori drejtimin e italianëve pas largimit nga Chelsea dhe kalimit të Walter Mazzarrit te Inter, deri tani ka blerë lojtarë vetëm nga Real Madrid. Higuain duket shumë pranë, ndërsa Albiol dhe Callejon kanë firmosur, ndërsa pritet edhe Pepe Reina.
Po ashtu si Napoli edhe Fiorentina është spanjollizuar shumë gjatë merkatos. Pasi bleu vjet Borja Valero, këtë verë Violat afruan Joaquin nga Malaga, ndërsa pritet edhe Marcos Lopez nga Manchester City.
Por nuk duhet harruar se edhe Mario Gomez, pavarësisht pasaportës gjermane, është me gjak spanjoll.