Manchester United, ofertë 31 milion paund, për Fabregas
Manchester United kishin bërë një ofertë prej 26 milion paund javën e kaluar, por që u refuzua nga Barcelona.
Tani shefi ekzekutiv i United, Ed Woodward, ka bërë një ofertë të re prej 31 milion paund, dhe këtë e ka konfirmuar edhe David Moyes duke u shprehur:” Po Ed ka bërë një ofertë të dytë, bile pa biseduar personalisht me mua, dhe mendoj se kur jemi të interesuar për një lojtar, ne do të bëjmë çdo gjë që gjërat të materializohen. Dhe unë dua të konfirmoj gjithashtu se sjellja e Fabregas në Old Trafford është edhe beteja ime.”
United gjithashtu lidhet edhe me blerjen e Gareth Bale nga Tottenham dhe me një rikthim të mundshëm te Cristiano Ronaldo. Ata gjenden në turneun parapërgatitor në Azi, dhe sonte ata do të luajnë ndeshjen e tretë në Yokohama kundër Yokohama F-Marinos.