E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez refuzon 65 milionë për Torres

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka refuzuar një ofertë të majme nga Real Madridi për sulmuesin kryesor, Fernando Torres. Reali ishte kthyer në vëzhgim të ish-sulmuesi i Atletico Madrid pasi pati realizuar marrëveshjet me Cristiano Ronaldo dhe Kaka. Por, Benitez i kishte thënë stop hovit të shpenzimeve të Real Madridit, duke refuzuar plot 65 milionë sterlina për spanjollin Torres.Fernando Torres ka dy sezone që luan në Angli në radhët e skuadrës së Liverpulit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›