E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinho: Do udhëheq Milanin drejt trofeve

Braziliano Ronaldinho shpreson të jetë lojtari vendimtar për Milanin këtë sezon duke konfirmuar bastin e presidentit Berlusconi. Pasi ka marrë disa lëvdata nga presidenti i klubit kuqezi, Silvio Berluskoni, i cili Ronaldinjon e konsiderojë si një 'kampion të madh', braziliani ka premtuar se pikërisht ai do ta udhëheq Milanin drejt trofeve të rinj.
"Dëshiroj të luaj një edicion të shkëlqyer dhe sukseset e mia t'ia dedikoj presidentit të klubit", ka pohuar Ronaldinjo, duke shtuar: "Po ashtu u garantoj tifozëve se kam mentalitet fituesi, i cili do të më mundësojë rikthimin në formën e dikurshme", tha braziliani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›