E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez ul çmimin e Xabi Alonsos

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, tashmë është i gatshëm të arrijë kompromis për të shitur mesfushorin spanjoll Xabi Alonso te Real Madridi.
Siç shkruan "Daily Mail", lëvizja e Alonsos në Bernabeu është zvarritur gjithë verën, me menaxherin e Liverpoolit, Rafael Benitez, që kërkonte 35 milionë dhe me Realin që ofronte 25 milionë paund për spanjollin.
Megjithatë dy klubet tashmë janë larg vetëm 5 milionë euro në negociatat e tyre dhe pritet që ata të arrijnë marrëveshje nën shumën 30 milionë paund deri në fundjavë.
27-vjeçari do të ribashkohej me tashmë ish-bashkë-lojtarin e tij të Liverpoolit, Alvaro Arbeloa, i cili dje kompletoi transferimin në Bernabeu për 3.5 milionë paund.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›