E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nigeri/ Largohen talebanët, luftime të dhunshme me ushtrinë

Ushtria nigeriane ka arritur fitoren e parë kundër pushtimit nga talebanë të rinj. Integralistët islamistë, që në ditët e kaluara kishin sulmuar një kazermë të policisë në veri tw vendit, janë detyruar të largohen pas luftimeve të ashpra. Zyrtarët ushtarakë në Nigeri informojnë se më në fund kanë arritur ta kenë situatën nën kontroll, pas tre ditë luftimesh me militantët islamikë. Këta të fundit janë fajësuar për ushtrim dhune në disa shtete veriore të vendit. Luftimet kanë qenë të përqëndruara në qytetin e Maidugurit, ku njoftimet e fundit bëjnë të ditur se trupat nigeriane i kanë nxjerrë militantët jashtë pozicioneve të tyre. Gjithsesi, komunikimi me këtë rajon mbetet ende i vështirë dhe po ashtu është e vështire të konfirmohet se çfarë ka ndodhur me saktësi. Më shumë se 300 njerëz janë vrarë gjatë katër ditëve qëkur grupi filloi të sulmonte ndërtesat zyrtare. Presidenti i Nigerisë, Umaru Yar'Adua, ka premtuar se operacioni ushtarak i forcave qeveritare do ta ndalë dhunën njëherë e përgjithmonë. Ai i ka kërkuar ushtrisë t'i japë fund sa më shpejt gjendjes së pasigurisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›