E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, dy raste të reja me virusin A/H1N1

Shtohen rastet për të dyshuarit si t të prekur nga virusi H1N1 në Kosovë. Lajmi për të ata që besohet se janë të infektuar është dhënë nga përfaqësuesi i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Isuf Dedushaj. Zyrtarët e Ministrisë se Shëndetësisë thonë se ka rritje të rasteve të cilët po i nënshtrohen kontrolleve mjekësore për ekzaminim.Të dy rastet, tek të cilat janë marrë analizat për verifikim, janë bashkatdhetarë të cilët kanë ardhur për pushime në Kosovë. Drejtori i Departamentit të informimit Faik Hoti, theksoi se në Kosovë po vërehet një rritje e numrit të qytetarëve të cilët po u nënshtrohen kontrolleve mjekësore për gripin e derrit.
Epidemiologu Dedushaj, informon se ka raste të reja të cilët dyshohen për gripin e derrit, e që janë në prije të rezultateve, por sipas tij ende nuk ka të dyshuar që jetojnë në Kosovë.
Hoti në anën tjetër theksoi se Ministria e Shëndetësisë, po vepron në bazë të rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë, vazhdimisht apelon të qytetarët, duke thënë se Kosova është e mirëpërgatitur me doza të tamiflusë dhe se këto doza do të jepen falas për personat e prekur nga ky virus.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›