E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitezi ua hap dyert e largimit yjeve!

Rafael Benitez ka filluar menjëherë që të shtrijë ndikimin e tij në Chelsea. Menagjeri i ri i londinezëve ka thënë publikisht se të pakënaqurit nuk kanë vend në Chelsea dhe duhet të largohen menjëherë. I pyetur se nëse është fjala për Cole e Lampard, Benitez tha po, duke thënë se ata nuk do të vazhdojnë kontratat me skuadrën e tyre.

”Janë në fund të kontratës me Chelsea dhe nuk shoh asnjë arsye për të vazhduar me këtë skuadër. Sistemi i punës time ka për bazë krijimin e një skuadre ku grupi është si një familje. Nuk dua të pakënqaur në skuadër, dua që meritorët të luajn. Kam darkuar rreth 3 orë me Abramovich dhe takova një njeri shumë të kuptueshëm. Me të diskutuam për të ardhmen e skuadrës, ndërsa vërejta se në kemi plane të ngjashme” deklaroi Benitez./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›