E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili shkarkon trajnerin Menezes

Federata e Futbollit brazilian ka vendosur sot që të shkarkojë selektorin Mano Menezes. Federata nuk ka qenë aspak e kënaqur me punën që ka bërë Menezes kështu që unanimisht është vendosur shkarkimi i tij.

”Falënderoj të gjithë ata që punuan në projektin tim, të gjithë lojtarët, njerëzit që besuan në punën tonë. I dëshiroj sukses kombëtares para ëndrrës së madhe, Botërorit 2014” deklaroi Menezes.

Favorit për të pasuar atë në Brazil, është ish kampioni i botës me këtë përfaqësuese, Luis Felipe Scolari./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›