E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benzema: Mund të përfundoja tek Interi ose Milani

“Që i vogël kam ënderruar të vesh fanellen e kombëtares franceze dhe Realit të Madridit, dhe arsyeja për të cilën jam këtu është se më terheq ideja për të luajtur me yje si Kaka dhe Ronaldo”, është shprehur Benzema.

Mandej lojtari i “gjelave” ka zbuluar një sekret. “Florentino Perez ka trokitur në derën time dhe me një frengjishte të përkryer më bëri të ditur se kishte shumë dëshirë të më merrte në Madrid”.

Ka pak dyshim nëse ishin paratë apo frengjishtja e Perezit që e bindën francezin, porse fakti më i rëndësishëm është që ai tashmë është merengues.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›