Obama në gazetën e Politkovskaya: Shoqëri e lirë në Rusi
Medvedev, i cili u zgjodh si president i Rusisë në maj të vitit 2008, është përpjekjekur të përdorë një ton më liberal krahasuar me paraardhësin e tij Vladimir Putin, pavarësisht se zyrtarët shprehen se dy liderët janë të bashkuar në çështje të rëndësishme për vendit.
Në një intervistë, që pritet të publikohet në numrin e nesërm të së përditshmes "Novaya Gazeta", në ditën e parë të vizitës së Obamës në Moskë, lideri amerikan deklaroi se mbështeste deklaratat e Medvedevit për të përmirësuar shtetin ligjor dhe për të "pastruar" sistemin e drejtësisë.
"Jam dakord me presidentin Medvedev kur ai thotë se 'liria është më mirë se mungesa e saj'", deklaroi Obama sipas tekstit të intervistës të publikuar nga gazeta ruse.
"Nuk shoh asnjë arsye përse të mos aspirojmë së bashku për forcimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetin ligjor si pjesë të një fillimi të ri në marrëdhëniet tona", shtoi Obama.
Zgjedhja e Obamës për të dhënë një intervistë për gazetën "Novaya Gazeta", është simbolike. Kjo gazetë është e njohur për kritikat ndaj zyrtarëve rusë për korrupsion, shkeljen e të drejtave të njeriut dhe ka reputacion të fortë për qëndrimin e saj kritik ndaj Kremlinit.
Gazetarja më e njohur e kësaj gazete, Anna Politkovskya u vra me armë zjarri në vitin 2006 dhe vdekja e saj nuk është zgjidhur ende, ndërsa një gazetare tjetër, Anastasia Baburova, u vra në janar të këtij viti.