UT propozon kuotat për pranimet në Part-Time
Propozimi i është bërë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nga ky universitet, që është edhe më i madhi universitet publik në vend. Drejtuesit e UT-së, thonë se ata i kanë të gjitha mundësitë për të pritur këtë numër studentësh, pasi propozimi që i është dërguar MASH-it është bërë duke marrë parasysh jo vetëm ambientet ku do të marrin leksionet studentët e part-time, por edhe kapacitet akademike.
Fakulteti i Ekonomikut do të jetë fakulteti që do të pranojë më shumë studentë me sistemin me kohë të pjesshme, me rreth 1270 kuota që do të shpërndahen midis degëve të tij. Ndërsa në fakultetin e Histori-Filologjisë do të pranohen rreth 450 kandidatë, kuota këto të shpërndara në mënyrë të barabartë për të tria degët e studimit: Gjeografi, Histori dhe Gjuhë-Letërsi.
Dega e Biologjisë, do të jetë dega që nuk ka një numër të limituar pranimi. Ndaj mund të shkojnë të gjithë kandidatët e interesuar, megjithëse është një degë pak e kërkuar. Dakulteti i Drejtësisë do të pranojë 400 vende, ndërsa fakulteti i Infermierisë do të ofrojë studime të pjesshme në degën e Infermierisë së përgjithshme, 300 kuota. Ndërsa fakulteti i Shkencave Sociale ka kërkuar 240 kuota që do të ndahen midis Punës Sociale dhe Psikologjisë. Ende nuk janë përcaktuar shuma e pagesës që këta studentë do të paguajnë për të kryer studimet e tyre.