Benzema mungon tri javë

Real Madridi do të jetë i hendikepuar pa Karim Benzeman për tri javë.
Sulmuesi francez pësoi lëndim në ijë, në barazimin 1:1 ndaj CSKA Moskës, në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, e cila u zhvilluar të martën mbrëma. Benzema luajti vetëm 12 minuta, para se të zëvendësohej nga Gonzalo Higuain.
Ai e pësoi lëndimin derisa po gjuante në drejtim të portës kundërshtarë. Menjëherë, ai kërkon ndërrim. Dhe, testet e bëra të mërkurën në Madrid konfirmuan që kishte tërheqje në ije dhe se i duhen tri javë për t’u shëruar plotësisht.