Keln: Shfaqet "Ngadhënjimi 1453"

Gjatë një mbrëmjeje premierë, të organizuar në Koln të Gjermanisë, është shfaqur filmi turk që trajton pushtimin e Konstatinopojës (Stambollit) nga ana e Sulltan Mehmet Ngadhënjyesit. Kjo, sipas mediave turke, ishte një premierë evropiane e këtij filmi.
Në premierën e filmit në Koln të Gjermanisë, filmi "Ngadhënjimi 1453" u përcoll me interesim të madh nga turqit që jetojnë në Evropë. Filmi për xhirimin e të cilit janë shpenzuar 17 milionë dollarë, njëkohësisht është filmi me buxhetin më të lartë në historinë e kinematografisë së Turqisë.
Aktorët kryesorë dhe regjisori i tij, filmin e shikuan së bashku me filmdashësit turq në kinemanë Cinedom, në Koln.
Ekipi i filmit në ndrysën e kinemasë gjermane hyri duke parakaluar mbi qilimin e kuq, derisa po shoqërohej nga duartrokitjet dhe brohoritjet e shumta të shikuesve.
Ndryshe, filmi "Ngadhënjimi 1453" u shfaq njëkohësisht në katër salla të ndryshme të kinemasë Cinedom.