E Diel, 1 Nëntor 2026

Deschamps, i kënaqur me fitoren

Didier Deschamps e ka shprehur kënaqësinë e tij pas fitores dramatike të Olympique de Marseille me rezultat minimal 1:0 ndaj Interit, në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, e cila u zhvillua të martën mbrëma në Stade Velodrome.

“Është ndjenjë e mirë ta kesh një sukses të tillë në fund. Luajtëm ndaj një ekipi të madh sonte. Ishte një ndeshje me pak raste, por mendoj se e patëm më shumë kontrollin e lojës, sidomos në fund. Kishim një avantazh të vogël”, deklaroi 43 vjeçari, i cili iu gëzua golit të Andre Ayew, të shënuar në minutën e 93-të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›