Benzema përballet me polici dhe gjyq

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema do të përballet me drejtësinë spanjolle. Sulmuesi francez është kapur në radar nga policia në shpejtësi 216 km në orë.
Shpejtësia e Benzemas me AUDI është kapur nga kamerat e sigurisë ndërsa sulmuesi francez është thirrur në gjykatë për të dhënë raportin e parë.
Benzema do të paraqitet në gjykatë pas ndeshjes javën tjetër, ndërsa ai mund të dënohet nga 3 deri në 6 muaj burg, ose duhet të paguaj një shumë të madhe parash./indeksonline/