E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, plagoset lehtë ushtari shqiptar

Besmir Sadikaj, nga Tropoja, është transportuar dje me urgjencë në spitalin spanjoll të bazës së Heratit, nga baza e Shinad, rreth orës 14:00. Lajmi është konfirmuar edhe nga të afërm të ushtarit të plagosur, i cili është kontingjent i Regjimentit të Trupave Komando, pjesë e “Electoral Contigent” të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Sadikaj ka marrë plagë me armë zjarri në dorë dhe mësohet se ndodhet plotësisht jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, i pyetur mbrëmë për plagosjen e ushtarit shqiptar në Afganistan, zëvendësministri i Mbrojtjes, Arian Starova sqaroi se ngjarja ka ndodhur 3-4 orë përpara (rreth orës 15.00-16.00 me orën shqiptare) në rajonin Shinad të Afganistanit. “Nuk është incident i rëndë. Ushtari quhet Besmir Sadikaj. Është bërë një vetëplagosje gjatë ndërrimit të shërbimit të rojeve, një plagosje në dorë pa dashje e vetë ushtarit. Por, ai është jashtë rrezikut për jetën dhe gjendet nën kujdesin mjekësor në Herat”, deklaroi zëvendësministri Starova. Ushtarët shqiptarë i përkasin kontingjentit shtesë të dërguar për shkaktë zgjedhjeve elektorale në Afganistan. Kontingjenti shqiptar vepronnën komandën e trupave italiane në Herat.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›