Amnistia eku Ka konfuzion
Amnistia fiskale po merr pjesen me te madhe te vemendjes gjate diskutimeve ne tryeza me karakter ekonomik gjate diteve te fundit pas shpalljes se kesaj nisme nga qeveria. Pjese e ketij diskutimi eshte bere edhe Komisioni i Ekonomise dje gjate raportimit te kreut te KLSH-se.
Robert eku ka sugjeruar aplikimin e nje amnistie fiskale ne vend rreth dy vite me pare ne Komisionin e Ekonomise duke dhene edhe keshillat se si mund te behej ajo. Referuar kesaj kerkese te asaj kohe deputetet i kane drejtuar dje pyetjen se cfare mendon tani qe qeveria ka ndermarre hapa konkret per realizimin e saj.
eku tha se per momentin ka nje konfuzion ne lidhje me aplikimin e amnistise duke iu referuar dy drafteve per te cilat qeveria ka filluar punen. Ka nje konfuzion ne raport me ate cfare kam sugjeruar une. Ne fakt referuar asaj qe kam lexuar ne shtyp nuk eshte ajo qe kam kerkuar. shte e nevojshme qe te behet amnisti por ajo duhet tia vleje. Tani eshte momenti i duhur per te - theksoi kreu i KLSH-se.
Qeveria eshte shprehur se eshte duke punuar mbi dy drafte per aplikimin e nje amnistie fiskale ne Shqiperi. Drafti i pare ka te beje me aplikimin e nje amnistie te gjere pjese e te ciles parashikohet te jete edhe legalizimi i aseteve. Varianti i dyte pritet te jete ai per faljen e detyrimeve te prapambetura te bizneseve. Gjithsesi deri me tani nuk ka nje variant konkret per draftin perfundimtar qe do te dergohet ne Kuvend nderkohe qe se fundmi Ministria e Financave ka marre sugjerimet e biznesit.
Gjate ketij takimi Ministri i Financave Ridvan Bode nga ana e tij ka parashtruar edhe nje variant tjeter ate te aplikimit njekohesisht edhe te aministise fiskale edhe faljen e detyrimeve te prapambetura te bizneseve dhe individeve. Pritet qe qeveria te miratoje dhe te dergoje per votim nje nga keto variante para zgjedhjeve lokale te 8 majit duke duke marre parasysh edhe interesin e biznesit per kete nisme.