E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beograd, 8 të arrestuar në protestën kundër NATO-s

Nacionalistët serbë janë përleshur me policinë gjatë protestave kundër konferencës së NATO-së që u mbajt ditën e djeshme në Beograd.

Mediat serbe njoftojnë se janë arrestuar 8 persona.

Qindra persona janë tubuar një ditë më parë në dy protesta të ndara, për të kundërshtuar konferencën e NATO-s që hap punimet sot në Beograd.

Protestuesit kanë brohoritur sllogane kundër qeverisë së Serbisë dhe kanë mbajtur pankarta që denonconin aleancën ushtarake perëndimore.

Shumë serbë kundërshtojnë hapur NATO-n për shkak të fushatës së saj bombarduese të vitit 1999 në Kosovë, e cila i dha fund kontrollit të Serbisë mbi Kosovën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›