E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, skenaret jozyrtare për koalicionime ndërshqiptare

Dy partitë e koalicionit BDI dhe PDSH jozyrtarisht përgënjeshtrojnë zërat për mundësinë e përfshirjes së tyre në një koalicion qeveritar.
Sipas agjensisë së lajmeve Ina lajmi bëhet i ditur nga përfaqësues të këtyre dy partive, pas zërave se Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi mbrëmë kanë zhvilluar një takim të përbashkët me rastin e ceremonisë për shpalljen e nobelistit shqiptar Ferid Murati për Qytetar Nderi të Tetovës.
Informacionet jozyrtare brenda partive theksojnë se dy partitë po hartojnë një marrëveshje të përbashkët dhe e cila do të përkrahet edhe nga RDK.

Në BDI theksojnë se nuk ka asgjë konkrete dhe se në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie të shtunën në mbrëmje është formuar ekipi negociator për udhëheqjen e negociatave për formimin e koalicionit qeveritar me VMRO-DPMNE. Ekipi negociator do të përbëhet nga Musa Xhaferi, Abdylaqim Ademi, Izet Mexhiti dhe Ermira Mehmeti-Devaja.

BDI ka platformën e saj politike duke synuar disa kërkesa në planin politik dhe në ndarjen e resorëve ministror dhe në nivelet e tjera të pushtetit
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›