Fiton Erdogan, hyn në histori

Sipas rezultateve preliminare në zgjedhjet parlamentare në Turqi ka triumfuar Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit(AKP) e kryeministrit aktual Recep Tayyip Erdogan me 50,3 për qind në bazë të 99.31 për qind të votave të numëruara, njoftojnë mediat turke.
Televizioni CNN Turk bën të ditur se partia opozitare e qendrës së majtë, Partia Republikane-Popullore ka fituar 25,91 për qind, derisa Partia e Aksionit Nacional ka marrë 13,03 për qind të votave.
Partia e Erdoganit në këtë mënyrë ka fituar 3 herë me radhë duke e rritur numrin e votave. Në zgjedhjet e vitit 2002, AKP ka fituar 34.28 % të votave, në 2007 me 46.58 % ndërsa në zgjedhjet e fundit duket se ka kaluar 50%.
Në zgjedhjet e së dielës kanë marrë pjesë 15 parti dhe 203 kandidatë të pavarur për gjithsej 550 vende sa ka Parlamenti i Turqisë.