Sondazhet greket te zhgenjyer nga politika

Sipas gazetave Kathimerini dhe To Vima 70 e te anketuarve pohojne se gjendja e tyre ekonomike u perkeqesua gjate ketij viti 8 nder 10 vete jane te pakenaqur nga politika e qeverise por edhe 9 nder 10 jane te zhgenjyer nga opozita.
Dy partite e medha duket se kane humbur shume votues dhe 58 e grekeve vleresojne se Greqia ka zbehur brenda nje viti prestigjin e saj jashte vendit.
Rreth nje e treta e trupes zgjedhore deklaron se nuk do te marre pjese ne zgjedhje duke e konsideruar kete si nje menyre proteste ndaj masave te paprecedente antikrize.
Shumica e njerezve besojne se nuk do te shpetoje vendi nga falimentimi ndersa 65 e te pyeturve deklarojne se Greqia nuk duhet te kishte kerkuar ndihmen e FMN-se dhe BE-se.
Kete gjendje pesimizmi dhe alarmi tek qytetaret perforcon edhe lajmi se organizmi kryesor i pensioneve ne vend IKA ku jane te siguruar edhe shumica e emigranteve shqiptare paraqet borxhe te shkalles prej 1 miliard euro.
Kjo sjell rrezikun akoma edhe te mospagimit te pensioneve ne muajt e ardhshem ndersa me rritjen e papunesise ne vitin 2011 ne masen prej 15 gjendja konsiderohet teper serioze me skenar te vetem shpetimi marrjen e nje borxhi te madh nga sektore te tjere te arkes se shtetit.