E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beograd, protestojnë kundër marrëveshjes

SERBI - Një grup të rinjsh, janë mbledhur mbrëmë në qendër të Beogradit, për të protestuar kundër arritjes së marrëveshjes ndërmjet të Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas agjencisë së lajmeve Beta, në rrugë shihen qindra të rinj, të cilët nuk kanë ndonjë slogan politik.

Ata brohorisnin “Tradhti” dhe këndonin “Vidovdanin” para ndërtesës së presidencës së Serbisë, ku edhe kanë bërë thirrje për “dorëheqje”, transmeton REL.

Të rinjtë valonin flamurin e Serbisë, dhe kishin edhe një pankartë ku shkruante se “Prej kohës së Shën Savës, na ka mbet amaneti që të mbrojmë Kosovën tonë”.

Dhjeta forca të policisë, thuhet se përcjellin protestën.

Ndërkaq, Partia Radikale Serbe ka thirr për të hënën një demonstratë gjithëpopullore në Beograd nën sloganin “Nuk e japim Kosovën”, në shenjë proteste përse delegacioni shtetëror serbë nënshkroi marrëveshjen në Bruksel.

“Ftojmë të gjithë qytetarët e Serbisë të cilët kundërshtojnë njohjen ‘e shtetit të pavarur të Kosovës’ pavarësisht orientimit të tyre politik, që të na bashkëngjiten në betejën vendimtare për ruajtjen e Serbisë”, kanë thënë kjo parti.

Ky subjekt ka dënuar “veprën tradhtare të ekipit negociator të Serbisë”, në krye me kryeministrin Ivica Dacic dhe zëvendësin e tij Aleksandar Vucic, me vlerësimin se “parafimi i ultimatumit të BE-së” për hatër të marrjes së datës për nisjen e negociatave, është “faqja më e turpshme në historinë serbe”.

(a.k/Telegrafi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›