E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PBDNJ, Dule darkon me Fatos Nanon

TIRANË-Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule është parë mbrëmjen e së premtes në një takim me ish-kryesocialistin Fatos Nano. Takimi mes Dules dhe Nanos vjen në një moment, kur PBDNJ ende nuk ka vendosur nëse do të bëjë një koalicion me Partinë Socialiste apo do të kalojë në anën e PD-së, në zgjedhjet e 23 qershorit.
Pas takimit askush nuk ka bërë të ditur asgjë konkrete, por situata e fundit politike ka qenë në qendër të bisedave të dy prej politikanëve që kanë bashkëpunuar shumë herë ndër vite. Ish-kreu socialist Fatos Nano, i cili kishte paralajmëruar nisjen e lëvizjes brenda PS-së për të larguar Edi Ramën nga drejtimi i kësaj partie, nuk ka folur më për këtë çështje që prej asaj kohe.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›