Beogradi: Jo stërvitjes ushtarake në Gjeorgji. Kërcënon Rusinë
BEOGRAD- Qeveria e Serbisë miratoi të enjten vendimin për të anulluar pjesëmarrjen në e oficerëve ë ushtrisë serbe në stërvitjen ushtarake të NATO-s në Gjeorgji.
Në një deklaratë e nxjerrë pas mbledhjes së qeverisë thuhet se pjesëmarrja fillimisht ishte planifikuar brenda programeve të bashkëpunimit individual mes Serbisë dhe NATO-s për 2009- 2010. NATO pritet të organizojë stërvitje ushtarake në Gjeorgji nga 6 maji deri në 2 qershor.
Vendimi i qeverisë që Serbia nuk do të marrë pjesë në stërvitjen ushtarake të NATO-s u paralajmërua nga ministri i Jashtëm Vuk Jeremic që në fillim të javës.
Asnjë nga trupat tanë, apo nga stafi, ose dikush tjetër nga Serbia do të marrë pjesë në stërvitjen ushtarake të NATO-s në Gjeorgji. Arsyeja është se Federata Ruse ka deklaruar se duke pasyr parasysh pozicionin e saj kjo stërvitje ushtarake do të përbënte një kërcënim të sigurisë për të” theksoi ministri Jeremic në fillim të kësaj jave. Ai shtoi më tej se Beogradi nuk do të merrte pjesë në asnjë projekt që do të përbënte një kërcënim për sigurinë e Rurisë.
(s.g/BalkanWeb)