Gjyqtarët hedhin në gjyq të penduarin e drejtësisë
Në ditarin e tij të publikuar nga "Gazeta Shqiptare", Sallku shkruan se kishte paguar 30 milionë lireta në 14 qershor të vitit 1999, dhe treshja e gjyqtarëve i kishin dhënë atij pafajësinë.
TIRANE- Gjyqtarët e "akuzuar" në ditarin e pjesëtarit të bandave të Fierit, tashmë i penduar i drejtësisë, Ilirjan Sallku, e hedhin këtë të fundit në gjyq për shpifje. Në ditarin e tij të publikuar nga "Gazeta Shqiptare", Sallku shkruan se kishte paguar 30 milionë lireta në 14 qershor të vitit 1999, dhe treshja e gjyqtarëve i kishin dhënë atij pafajësinë. Vetë Sallku ka kontaktuar me Gazetën në telefon nga ambientet e burgut të Fushë-Krujës, ku ndodhet i izoluar. "Në ditarin tim unë kam përmendur që nga Fatos Nano, deri në vrasës dhe mafiozë të cilët gjenden brenda dhe jashtë burgjeve, dhe më ka habitur fakti, pse të vetmit që më kanë akuzuar janë pikërisht gjyqtarët e denoncuar nga unë për korrupsion, - ka thënë Sallku duke shtuar se, - edhe një avokat që ma solli shteti për të më mbrojtur, dha dorëheqjen i tmerruar nga frika. Dje Sallkut i është komunikuar nga prokuroria e Lushnjës përfundimi i hetimeve dhe përgatitja e dosjes për gjykim në gjykatën e Lushnjës. Sallku ka deklaruar gjithashtu se ndihet i braktisur nga strukturat shtetërore, edhe pse ato e "volën" dhe morën çfarë deshën prej tij.
(s.g/BalkanWeb)