E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutoi bashkëfshatarin, në burg kryekomunari

Gjykata e Shkallës së Parë e Shkodrës dje vendosi masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj kryetarit të Komunës së Pultit në Malësinë e Madhe, i cili akuzohet për vrasje. 

SHKODËR - Gjykata e Shkallës së Parë e Shkodrës dje vendosi masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj kryetarit të Komunës së Pultit në Malësinë e Madhe, Sokol Cubi, i cili akuzohet për vrasje. Në seancën gjyqësore i pandehuri nuk ka qenë i pranishëm, pasi ai ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Me prokurë të posaçme të lëshuar nga vetë Cubi, në seancën gjyqësore është paraqitur avokati i tij, Ilir Golemi. Përfaqësuesi i prokurorisë ka paraqitur provat materiale, mes të cilave dhe dëshminë e kryekomunarit ku pranon autorësinë për ekzekutimin e bashkëfshatarit të tij, Dodë Hili. Ndërkohë, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Irida Kacerja, e ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e Sokol Cubit, ndaj është vendosur lënia e tij në burg. Nga ana tjetër, mbrojtja ka kërkuar dhënien e masës së sigurisë "arrest shtëpie" për Cubin, duke argumentuar se ai e bëri vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes. Por kërkesa e mbrojtjes u hodh poshtë nga togat e zeza.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›