E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beogradi: S’ka takim Thaçi – Tadic

Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 12:43

Kabineti i presidentit serb, Boris Tadic, ka hedhur poshtë shkrimin e së përditshmes kosovare "Zëri", se në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mund të ndodhë takimi i Tadicit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“As nuk është planifikuar, as nuk është e mundur, as nuk do të ketë takim ndërmjet Tadicit dhe Thaçit”, u është thënë mediave serbe nga kabineti i presidencës së Serbisë.

"Zëri" ka shkruar se “vizita e Thaçit në Nju Jork mund të ndihmojë në arritjen e marrëveshjes për largimin e barrikadave rrugore në veri të Kosovës".

Një marrëveshje e tillë, sipas gazetës, mund të arrihet pas takimit me Tadicin dhe nën ndërmjetësimin e përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. (REL)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›