Bulqizë, minatorët rinisin grevën e urisë, përplasje të lehta fizike
BULQIZE- Dhjetë minatorë të minierës së kromit në Bulqizë janë futur në grevë urie, e dyta pas asaj të muajit gusht. Vendimi është marrë nga komisioni i grevës, me arsyetimin se firma ACR nuk ka plotësuar kërkesat e parashtruara nga minatorët.
Minatorët grevistë janë vendosur në një godinë në afërsi të territorit të kompanisë koncensionare, në pamundësi për tu ngujuar brenda minierës së kromit, për shkak se dhe pusi A1, ku u zhvillua greva e parë, mbahej nën vëzhgimin e fortë të forcave të rendit.
MINATORET PERPLASEN ME POLICINE
Ora 09: 36 Minatorët kanë vendosur të bllokojnë me gurë portën e godinës administrative të ACR-së. Një gjë e tillë është ndaluar nga policia. NEWS24 raporton se ka pasur dhe përplasje të lehta fizike mes dy palëve. Komisioni i gervës dhe këshilli sindikal janë mbledhur në një takim për të vendosur mbi qëndrimin që do mbajnë.
Mosmarrëveshjet
Largimi nga detyra i drejtorit të minierës së Bulqizës mbeti e vetmja çështje e pazgjidhur, ndër kërkesat e minatorëve grevistë. Përfaqëues të firmës austriake ACR kanë takuar në Bulqizë edhe përfaqësuesit e sindikatës, ku janë pranuar gati të gjitha kërkesat e grevistëve. ACR ka rënë dakort që të rriten pagat në masën 20%, të investojë në minierë, të paguajë pagën e 13-të. Por, një ndër kërkesat më kryesore të administratës, largimin e drejtorit të minierës, ACR nuk e ka pranuar, madje e ka hedhur poshtë, duke e cilësuar si të pabazë. Pasi kanë mësuar qendrimin e ACR, minatorët kanë vendosur të mos tërhiqen nga vendimi për të vijuar protestat. "Të largohet drejtori i minierës, në të kundërt ne s'kthehemi në punë dhe nuk do të ndalim protestat", deklaroi komisioni i grevës.
GREVA E PARE E URISE
Më 20 gusht minatorët të cilët ndodheshin prej 27 ditësh në grevë urie, dolën nga niveli 14-të i minierës së Bulqizës, duke respektuar vendimin e gjykatës të Qarkut Dibër. Gjykata e rrethit gjyqësor Dibër, me kërkesë të Avokates së Shtetit, urdhëroi zbrazjen e galerive të zëna nga grevistët. "Ndërprerja e punës në minierë për shkak të grevës së urisë nëntokë ka krijuar rreziqe serioze për jetën dhe shëndetin e grevistëve. Gjithashtu, nga ndërprerja e punës në minierë, shtetit shqiptar po i shkaktohen dëme të pallogaritshme ekonomike dhe financiare. Moskryerja e veprimtarive jetike për mirëmbajtjen e minierës sjell shembje të punimeve minerare dhe shkatërrim të makinerive të instaluara", theksonte Avokatura e Shtetit në kërkesë, ndërkohë që Gjykata mori vendimin e ndërmjetëm, ku vendosi pranimin e kërkesës; lejimin e specialistëve që kanë lidhje me marrjen e masave për eliminimin e rreziqeve për jetën dhe shëndetin e minatorëve në minier, njëkohësisht me nxjerrjen e minatorëve grevistë nga ambjentet e minierës së Bulqizës. Pas kësaj, grevistët lanë galeritë, për të vijuar protestën mbi tokë.
OPOZITA
Deputeti socialist, Saimir Tahiri akuzon ministrin Genc Ruli dhe zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Agron Kuliçaj si të lidhur me kontrabandën e kromit dhe shkelje të tjera në sektorin minerar. Shumë shpejt, PS-ja ka njoftuar se do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zbardhjen e të gjitha shkeljeve dhe abuzimeve shtetërore me pasuritë e nëntokës shqiptare. Pak ditë më parë deputeti Tahiri publikoi në parlament dokumente që sipas tij provojnë abuzimet e Rulit, në kohën kur drejtonte ministrinë e Ekonomisë: Në lidhje me këto akuza Ruli njoftoi dorëzimin e një padie për shpifje ndaj Tahirit. Të njëjtën padi ngriti edhe zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Agron Kuliçaj.
(s.g/balkanWeb)